Transmetuar më 23-07-2026, 22:25

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent i kaloi 100 dollarët për fuçi më 23 korrik, duke shënuar nivelin më të lartë në dy muajt e fundit, si pasojë e rifillimit të luftimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Rritja me gati 7 për qind erdhi pas prishjes së armëpushimit të arritur në mesin e qershorit. Konflikti ka bllokuar praktikisht kalimin në Ngushticën e Hormuzit — një pikë strategjike nga ku kalon një e pesta e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz. Ndërsa SHBA-ja e cilëson ngushticën si korridor ndërkombëtar të mbrojtur nga e drejta ndërkombëtare, forcat amerikane kanë vijuar sulmet ajrore mbi objektiva ushtarake iraniane, përballem me reagime dhe goditje nga Teherani ndaj aseteve amerikane në rajon.

Tensionet në tregun energjetik u përkeqësuan më tej pas sulmeve të rebelëve Huthi ndaj dy cisternave saudite në Detin e Kuq, duke nxitur frikën e tregjeve ndërkombëtare për ndërprerje të zgjatura të furnizimit global me energji.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit