

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga zyra e tij gjatë kohës kur jashtë godinës së Kryeministrisë po zhvillohej protesta qytetare e emërtuar si "Revolucioni i Flamingove". Përmes këtij mesazhi, kreu i qeverisë deklaroi se thirrjet e protestuesve për dorëheqjen e tij e ekzaltojnë dhe po e ndihmojnë në hartimin e fjalimit që do të mbajë të nesërmen.
Rama bëri të ditur se ditën e nesërme, në orën 09:30, do t’i drejtohet Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar për të ndarë reflektimin e tij mbi protestat e zhvilluara në bulevard. Në pamjet e publikuara nga kompjuteri i tij punës, kryeministri u ndal veçanërisht te mbështetësit dhe anëtarët e PS-së që i janë bashkuar kësaj lëvizjeje qytetare.
Reagimi i kryeministrit vjen në një kohë kur protesta vijon prej ditësh, ndërsa në ambientet politike aludohet për lëvizje të mundshme apo riformatim të kabinetit qeveritar gjatë mbledhjes së nesërme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






