Transmetuar më 23-07-2026, 21:35

Gjatë tubimit të mbajtur përpara Parlamentit, ish-oficeri i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti, u ka bërë thirrje efektivëve në detyrë që të mos përdorin dhunë ndaj pjesëmarrësve në protestë dhe të shmangin ekzekutimin e urdhrave të jashtëligjshëm.

Në fjalën e tij, Ahmeti kërkoi nga zinxhiri komandues dhe punonjësit e policisë që të respektojnë të drejtën ligjore të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ai nëvizoi se përvoja e tij profesionale i jep njohuri mbi procedurat e ndërhyrjes, duke paralajmëruar se nëse policia përdor forcë të tepruar, reagimi i qytetarëve do të jetë i organizuar.

Ish-zyrtari i policisë apeloi për vetëpërmbajtje nga ana e strukturave të rendit, duke kërkuar që qytetarët të lihen të lirë në ushtrimin e të drejtës së tyre për tubim, ndërsa vlerësoi se kauza e protestuesve është e drejtë dhe legjitime.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit