Transmetuar më 23-07-2026, 18:16

Protesta e zhvilluar sot para Kuvendit të Shqipërisë u shoqërua me momente tensioni dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Gjatë tubimit pati hedhje vezësh, sendesh të ndryshme dhe mbetje në drejtim të godinës së Kuvendit dhe efektivëve të policisë.

Situata u përshkallëzua, ndërsa policia përdori ujë me presion, spraj irritues dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Gjatë përleshjeve pati persona të shoqëruar dhe të lënduar, si nga radhët e protestuesve, ashtu edhe të policisë.

Fotot e protestës pasqyrojnë momentet e tensionuara, përplasjet në terren, pasojat e përdorimit të mjeteve kundër turmës, si dhe ndërhyrjet e ekipeve të emergjencës për personat e dëmtuar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit