

Një person është aksidentuar pasditen e sotme në det, teksa ndodhej në një mjet lundrues që po udhëtonte nga Karaburuni drejt Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake nga Policia Kufitare, i aksidentuari është Santiago Çerçizi, i cili dyshohet se ka rënë nga mjeti lundrues dhe ka pësuar dëmtim në kyçin e këmbës.
Fillimisht u dyshua se ai mund të ishte dëmtuar nga helika e një skafi, por rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende nën verifikim.
I plagosuri është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa policia po merr në pyetje personat e tjerë që ndodheshin në mjetin lundrues për të sqaruar dinamikën e aksidentit. Hetimet vijojnë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






