Transmetuar më 23-07-2026, 17:49

Dy vatra të mëdha zjarri janë aktivizuar mesditën e së enjtes në fshatin Shelegar të Sarandës dhe në Bregas të Finiqit, duke marrë përmasa të konsiderueshme.

Në terren po operojnë 6 mjete zjarrfikëse, ndërsa në ndihmë të ekipeve të emergjencës është nisur edhe një helikopter për ndërhyrje nga ajri. Në operacion janë angazhuar gjithashtu mjete nga Delvina dhe Finiqi.

Banorë të zonave të prekura janë bashkuar me forcat zjarrfikëse për të frenuar përhapjen e flakëve, duke përdorur edhe mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë.

Gjatë ndërhyrjes, një zjarrfikës është dëmtuar në këmbë pasi ka rrëshqitur në terrenin e thyer dhe ka mbetur për disa momente pranë flakëve. Banorët e Bregasit i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë njoftuar ambulancën, duke e transportuar deri te mjeti i urgjencës.

Përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e zjarreve vijojnë. Flakët kanë shkaktuar dëme në bimësi, ndërsa janë raportuar edhe pasoja për faunën e zonës, ku janë gjetur gjallesa të prekura nga zjarri.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit