

Një 75-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orikumit, ku kishte shkuar për pushime me familjen e tij.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, kur i moshuari hyri në det dhe u ndje papritur keq. Ai humbi ndjenjat, ndërsa pushuesit dhe familjarët e nxorën menjëherë në breg dhe kërkuan ndihmë.
Në vendngjarje mbërriti ambulanca e Orikumit, ndërsa personeli mjekësor kreu përpjekjet për reanimim, por 75-vjeçari nuk arriti të mbijetonte.
Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak. Autoritetet vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






