Transmetuar më 23-07-2026, 17:29

Raporti për Reformën Territoriale është miratuar në Kuvend me 84 vota pro nga mazhoranca, ndërsa në seancë ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Punimet e seancës plenare u shoqëruan me tensione dhe debate mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me raportin e komisionit për Reformën Territoriale.

Opozita kërkoi shtyrjen me tre muaj të afatit të komisionit, por kërkesa nuk u pranua nga mazhoranca. Pas kësaj, deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren e Kuvendit, duke çuar në një ndërprerje 5-minutëshe të seancës.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi që procesi të vijonte menjëherë me votim, pa diskutime.

Më pas, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kaloi çështjen në votim dhe raporti i ekspertëve i përgatitur nga bashkëkryetari i komisionit për Reformën Territoriale, Arbion Mazniku, u miratua me 84 vota pro.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit