Transmetuar më 23-07-2026, 17:13

Kapiteneria e Portit Vlorë ka vendosur kufizime për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike në det.

Ndalimi i daljes në det të hapur do të hyjë në fuqi nga ora 14:00 e datës 24 korrik dhe do të zgjasë deri në orën 06:00 të 25 korrikut. Kufizimi prek mjetet që operojnë jashtë gjirit të Vlorës, si edhe në zonën Dhërmi–Himarë.

Sipas njoftimit të Kapitenerisë, priten erëra nga drejtimi veri–veriperëndim me intensitet 6–7 ballë, me shpejtësi deri në 15–25 metra në sekondë. Dallgët në det pritet të arrijnë lartësi nga 1.5 deri në 3.5 metra.

Për mjetet e vogla që lundrojnë brenda gjirit të Vlorës nuk është vendosur ndalim, por drejtuesit janë këshilluar të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të kushteve të vështira.

Kapiteneria u ka kërkuar subjekteve që ushtrojnë aktivitet detar të marrin masat e nevojshme, të sigurojnë mjetet në port dhe të mbajnë në gatishmëri ekuipazhet.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë lundrimin normalisht sipas itinerareve të planifikuara. Sipas autoriteteve portuale, përmirësimi i kushteve në det pritet pas orës 06:00 të së shtunës, 25 korrik.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit