

Bashkia Vlorë ka njoftuar se, bazuar në parashikimet meteorologjike, gjatë ditës së premte pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, me reshje intensive shiu, stuhi lokale dhe erë të fortë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe vizitorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë motit të keq, të mos qëndrojnë pranë pemëve, objekteve të pasigurta, si edhe në zonat bregdetare, plazhe dhe në det, për shkak të rrezikut të shtuar.
Njëkohësisht, Bashkia apelon që të mos ndizet zjarr në ambiente të hapura, pyje, kullota apo pranë bimësisë së thatë, pasi temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve.
Autoritetet u kërkojnë qytetarëve të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të respektojnë masat e sigurisë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






