

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u përjashtua nga seanca plenare e së enjtes, pasi hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama gjatë zhvillimit të punimeve në Kuvend.
Incidenti ndodhi në momentin kur deputetët e opozitës bllokuan foltoren gjatë procesit të votimit të projektligjeve të rendit të ditës.
Pas ngjarjes, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi përjashtimin e Bardhit nga seanca. Megjithatë, deputeti i opozitës vijoi të qëndronte në sallë edhe pasi u komunikua vendimi.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






