Transmetuar më 23-07-2026, 16:19

Policia shoqëroi 12 protestues pas tensioneve që shoqëruan tubimin e zhvilluar para Kuvendit. Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, shoqërimet u kryen pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Shoqërimet e fundit ndodhën në momentet kur protesta po përfundonte dhe numri i pjesëmarrësve ishte ulur ndjeshëm.

Gjatë protestës, disa pjesëmarrës hodhën vezë, domate dhe sende të tjera në drejtim të deputetëve dhe efektivëve të policisë. Në përgjigje, policia përdori ujë me presion, spraj irritues dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit