Transmetuar më 23-07-2026, 15:05

TIRANË – Seanca plenare e Kuvendit u ndërpre këtë të enjte pas kërkesës së kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në vijim të tensioneve të krijuara në sallë.

Vendimi erdhi pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren, duke kërkuar fjalën për procedurë dhe duke pamundësuar vijimin normal të punimeve.

Në këto kushte, Balla kërkoi ndërprerjen e debatit parlamentar dhe kalimin direkt në votimin e projektligjeve dhe projektrezolutave të parashikuara në rendin e ditës.

Kërkesa u miratua me 84 vota pro, ndërsa seanca plenare u mbyll pa u zhvilluar diskutime mbi çështjet e rendit të ditës, përfshirë edhe Reformën Territoriale.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit