

TIRANË – Kryeministri Edi Rama mbërriti në Kuvend pas përfundimit të protestës së zhvilluar jashtë godinës së Parlamentit.
Gjatë hyrjes në sallën e seancës plenare, deputetët e opozitës e pritën me thirrjet: "Rama, jepe dorëheqjen", duke përsëritur sloganin e përdorur edhe nga protestuesit gjatë tubimit të zhvilluar më herët.
Seanca plenare nisi në një atmosferë të tensionuar politike, me opozitën që vijoi protestën e saj edhe brenda sallës së Kuvendit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






