

MALLAKASTËR – Një vatër zjarri është aktivizuar këtë të enjte në zonën e Fermës së Rromsit, në Mallakastër, duke iu afruar banesave dhe duke krijuar rrezik për zonën e banuar.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa situata paraqitet shqetësuese për shkak të afërsisë me banesat.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për izolimin e vatrës dhe vënien e zjarrit nën kontroll, me synim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare mbi numrin e banesave të rrezikuara apo për dëme të shkaktuara, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






