

FUSHË-KRUJË – Operacioni për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në fshatin Halilaj, Fushë-Krujë, vijon prej tre ditësh, ndërsa disa vatra mbeten ende aktive.
Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura, të cilat po punojnë me mjete të specializuara për izolimin e flakëve. Paralelisht, po transportohet dhe përhapet dhe për mbulimin e zonave të përfshira nga zjarri, me qëllim parandalimin e riaktivizimit të vatrave.
Zjarri shpërtheu mbrëmjen e së martës, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit dhe shqetësim te banorët e zonës. Tymi i dendur është përhapur edhe në disa fshatra përreth, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për ta vënë situatën plotësisht nën kontroll.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






