

TIRANË – Tensione të tjera janë regjistruar gjatë protestës përpara godinës së Parlamentit, ku një protestues ka mbetur i plagosur pasi është goditur me gur në kokë gjatë përplasjeve në terren.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, i lënduari është ndihmuar menjëherë nga protestuesit e tjerë, të cilët e kanë transportuar me urgjencë drejt ambulancës me barrelë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Pavarësisht dëmtimit në kokë, i lënduari ka vijuar të bëjë thirrje drejtuar turmës "Mos u dorëzoni!", ndërsa situata rreth perimetrit të Kuvendit mbetet e tensionuar.
Mësohet se nga përplasja me policinë kanë mbetur të lënduar disa protestues.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






