Transmetuar më 23-07-2026, 11:13

Dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, shpallet në kërkim 42-vjeçari

Lushnjë – Një grua në moshën 27 vjeçare është përdhunuar dje nga një burrë 42 vjeçar i cili dyshohet se përfitoi nga fakti që e reja është e sëmurë mendore.

Ngjarja u raportua të ketë ndodhur në Lushnjë dhe policia lokale njoftoi sot se ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar S.M., banor i Lushnjës.

Denoncimi

Në Komisariatin e Policisë Lushnjë, është paraqitur bashkë me 2 familjarë të saj, një shtetase 27 vjeçe me probleme të shëndetit mendor.

E reja ka kallëzuar në prani të psikologut, se më datë 22 Korrik 2026, një shtetas kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kryen veprimet hetimore dhe procedurale për rastin dhe në vijim shpallën në kërkim shtetasin S. M., 42 vjeç, banues në Lushnjë.

Burri tashmë në kërkim është i dyshuar për veprën penale “Marëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi D. Y., 32 vjeç, vëllai i 27-vjeçares, pasi gjatë kohës që motra e tij po kallëzonte në ambientet e Komisariatit, dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, automjetin e nënës së 42-vjeçarit, autorit të dyshuar.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit S. M. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. /noa.al

Foto arkiv

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit