

TIRANË – Protestat e fundit dhe zhvillimet e nxehta politike duket se do të sjellin efekte të menjëhershme në përbërjen e kabinetit qeveritar. Kryeministri Edi Rama pritet të komunikojë ndryshime në ekipin e tij ministror gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, e cila është parashikuar të zhvillohet ditën e nesërme.
Vendimi vjen pas pakënaqësive të shprehura nga kreu i qeverisë lidhur me performancën e disa prej drejtuesve të dikastereve kryesore.
Ndërkohë, sesioni parlamentar që parashikohej të mbyllej me seancën e sotme plenare është shtyrë zyrtarisht deri më 31 korrik.
Kjo zgjatje e punimeve të Kuvendit krijon hapësirën e nevojshme procedurale për dekretimin e ministrave të rinj nga Presidenti Bajram Begaj dhe votimin e tyre në parlament përpara fillimit të pushimeve të gushtit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






