

TIRANË – Tensione të rënda dhe përplasje fizike kanë vijuar gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte përpara godinës së Parlamentit, ku si pasojë e incidenteve kanë mbetur të plagosur pesë punonjës të Policisë së Shtetit.
Efektivët e dëmtuar gjatë ushtrimit të detyrës për ruajtjen e rendit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalin të Traumës, ku po marrin trajtim të specializuar mjekësor. mes tyre janë tre punonjës të Komisariatit Nr. 3 dhe dy pjesëtarë të Njësisë Speciale "Shqiponja".
Efektivët e lënduar janë:
Qazim Haxhaj (Komisariati Nr. 3) – ka pësuar dëmtime në kokë.
Baki Kullolli (Komisariati Nr. 3) – ka pësuar dëmtime në kokë.
Zaudin Torba (Komisariati Nr. 3) – është lënduar në këmbë.
Arjan Cali (Shef i Njësisë "Shqiponja" Durrës) – ka marrë dëmtime në kokë.
Kreshnik Aliaj (Efektiv i Njësisë "Shqiponja" Tiranë) – ka pësuar dëmtim në dorë.
Sipas informacioneve paraprake nga terreni, efektivët janë goditur me sende të forta gjatë
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






