

FIER – Zjarrvënia e pakujdesshme për pastrimin e mbetjeve bimore ka vënë në lëvizje Policinë e Fierit, e cila ka identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore dy persona në dy fshatra të ndryshëm të qarkut. Flakët e ndezura prej tyre kanë dalë nga kontrolli duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ullinj e pemë frutore, si dhe kanë rrezikuar seriozisht banesat pranë vatrave të zjarrit.
Në kuadër të veprimeve operative, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Sh. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Varibop, i cili u kap pranë vatrës së zjarrit që kishte ndezur në një tokë të marrë me qira. Gjatë shoqërimit në ambientet e komisariatit, 58-vjeçari ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë. Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen F. P., 78 vjeçe, banuese në fshatin Fermë Rroms, pasi u konstatua pranë vatrës së zjarrit të ndezur në afërsi të shtëpisë së saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, Drejtoria Vendore e Policisë Fier u bën apel të gjithë qytetarëve që të shmangin kategorikisht ndezjen e zjarreve, pasi përhapja e flakëve rrezikon jetën, pronën dhe mjedisin, si dhe fton cilindo të denoncojë çdo rast të ngjashëm në numrin 112.
Fier
Ndezën zjarr në tokat e tyre bujqësore për djegien e mbetjeve bimore, por flakët dolën jashtë kontrollit, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ullinj dhe bimësi të ndryshme, si dhe duke rrezikuar banesa pranë zonave të prekura.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, brenda pak orësh bënë të mundur identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të 2 shtetasve, autorë të dyshuar të 2 rasteve të zjarrvënies në fshatra të ndryshëm të qarkut Fier.
Autorët e dyshuar u konstatuan dhe u kapën në flagrancë pranë vatrave të zjarrit që kishin ndezur.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Varibop, Fier, pasi u kap pranë vatrës së zjarrit që kishte ndezur në tokën e marrë me qira prej tij. Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen F. P., 78 vjeçe, banuese në fshatin Fermë Rroms, Fier, e cila u kap pranë vatrës së zjarrit që kishte ndezur në afërsi të banesës së saj.
Nga veprimet hetimore paraprake rezulton se zjarret e ndezura prej tyre për djegien e mbetjeve bimore janë përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme, duke shkaktuar dëme në bimësi dhe pemë frutore, si dhe duke rrezikuar banesa në afërsi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve bimore apo për çdo qëllim tjetër, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin. Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke iu garantuar anonimat, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






