Transmetuar më 23-07-2026, 08:28

TIRANË – Policia ka forcuar masat e sigurisë pranë godinës së Kuvendit të Shqipërisë, përpara protestës së paralajmëruar për ditën e sotme nga një grup qytetarësh.

Në zonën përreth Parlamentit janë vendosur barriera metalike dhe është zgjeruar perimetri i kontrollit nga forcat e rendit. Në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit është ngritur një gardh sigurie, ndërsa lëvizja e automjeteve dhe e qytetarëve në disa segmente është kufizuar.

Sipas policisë, masat janë marrë me qëllim garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e fluksit të pjesëmarrësve gjatë zhvillimit të tubimit.

Vendimi për shtimin e kontrolleve vjen pas protestës së mëparshme pranë Kuvendit, e cila u shoqërua me tensione dhe incidente, ku disa pjesëmarrës hodhën sende në drejtim të automjeteve dhe deputetëve.

Forcat e rendit do të vijojnë monitorimin e situatës gjatë gjithë zhvillimit të protestës, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve të respektojnë rregullat dhe të shmangin çdo akt që mund të cenojë rendin publik.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit