

FUTBOLL – Një peticion online që kërkonte përjashtimin e Argjentinës nga Kupa e Botës ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, pasi organizatorët pretenduan se iniciativa ka mbledhur më shumë se 23 milionë nënshkrime brenda një jave.
Fushata u shoqërua me akuza ndaj FIFA-s dhe arbitrimit, me mbështetësit e saj që ngritën pretendime për favorizim të kombëtares argjentinase gjatë turneut. Në përshkrimin e nismës u shprehën gjithashtu pakënaqësi për disa vendime të marra gjatë kompeticionit, organizimin e ndeshjeve dhe çmimet e biletave.
Megjithatë, peticioni nuk pati asnjë ndikim zyrtar në garën sportive, pasi Argjentina vijoi pjesëmarrjen deri në finalen e turneut. Pas përfundimit të sfidës së fundit, organizatorët njoftuan mbylljen e fushatës, duke falënderuar kombëtaren spanjolle për paraqitjen e saj.
Finalja përfundoi me fitoren e Spanjës 1-0 ndaj Argjentinës pas kohës shtesë, ndërsa ndeshja u shoqërua me tensione pas përfundimit, ku pati përplasje mes disa lojtarëve të të dyja skuadrave.
Sipas raportimeve, FIFA ka nisur shqyrtimin e incidenteve të ndodhura pas përfundimit të takimit, ndërsa pritet të vlerësojë nëse do të ketë masa disiplinore ndaj personave të përfshirë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






