Transmetuar më 23-07-2026, 07:41

TIRANË – Një grup protestuesish është mbledhur këtë të enjte para godinës së Kuvendit të Shqipërisë, në të njëjtën ditë kur zhvillohet seanca e fundit plenare e sesionit parlamentar.

Sipas organizatorëve, protesta hyn në ditën e saj të 54-t dhe ka si kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Tubimi nisi në orën 08:30, ndërsa protestuesit synojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj institucioneve dhe përfaqësimit politik.

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, pjesëmarrësit kanë përsëritur sloganin "Nuk na përfaqësoni!", duke deklaruar se synimi i protestës është t’u përcillet deputetëve mesazhi se një pjesë e qytetarëve nuk ndihet e përfaqësuar nga përbërja aktuale e Kuvendit.

Aktivistët kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa kanë paralajmëruar forma të tjera reagimi publik.

Edhe gjatë protestës së zhvilluar më herët këtë javë para Kuvendit, pjesëmarrësit brohoritën slogane kundër qeverisë dhe kërkuan ndryshime politike, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit