

Një konflikt i dhunshëm mes dy drejtuesve të mjeteve ka përfunduar me përdorimin e levave në afërsi të kryqëzimit pranë Ministrisë së Brendshme në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur pas një debati mes shoferit të një autobusi dhe drejtuesit të një automjeti tjetër gjatë lëvizjes në rrugë. Situata është përshkallëzuar më tej, duke çuar në konflikt fizik dhe përdorimin e sendeve të forta.
Si pasojë e përleshjes, të dy personat kanë pësuar dëmtime dhe kanë marrë ndihmë mjekësore.
Policia ka ndërhyrë në vendngjarje, ka neutralizuar konfliktin dhe ka arrestuar të dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në ngjarje.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur dinamikën e plotë të konfliktit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të personave të përfshirë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






