Transmetuar më 22-07-2026, 22:38

Një efektiv i Policisë Rrugore në Shkodër është dhunuar mbrëmjen e së mërkurës pas një konflikti me disa persona.

Sipas informacioneve paraprake, efektivi Nikolin Përndoj është goditur me grushte nga dy persona pas një përplasjeje fizike.

Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e personave të përfshirë dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e efektivit pas sulmit, ndërsa pritet që Policia të japë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit