Transmetuar më 22-07-2026, 22:12

Qytetarët kanë përmbyllur fjalimet e mbajtura para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke shënuar ditën e 53-të të protestës së tyre.

Nën thirrjet “Nesër më shumë” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri”, pjesëmarrësit kanë vijuar tubimin, ndërsa më herët dhjetëra qytetarë morën fjalën në podiumin e vendosur përpara godinës së qeverisë.

Gjatë fjalimeve, protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre politike dhe kanë përsëritur kërkesat e artikuluara gjatë këtyre 53 ditëve proteste.

Ndër kërkesat kryesore të tyre janë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie teknike dhe ndërmarrja e ndryshimeve kushtetuese.

Protesta, e cila ka vijuar për më shumë se shtatë javë, ka mbledhur qytetarë të grupmoshave të ndryshme, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje edhe më të madhe në ditët në vijim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit