Transmetuar më 22-07-2026, 20:52

Një konflikt mes fqinjëve në Tropojë ka përfunduar me dhunimin e një 60-vjeçari, i cili për shkak të dëmtimeve të marra është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

I lënduari është identifikuar si Man Nezaj, i cili po merr trajtim për plagët e shkaktuara gjatë përplasjes.

Sipas familjarëve të tij, mes palëve ka pasur konflikte të mëparshme, ndërsa situata është përshkallëzuar këtë herë duke përfunduar në dhunë fizike.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave të përfshirë dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit