Transmetuar më 22-07-2026, 20:44

Qytetarë nga zona të ndryshme të vendit janë mbledhur këtë të enjte në Tiranë në protestën e 53-të radhazi, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe plotësimin e një sërë kërkesash që, sipas organizatorëve, synojnë ndryshime politike dhe institucionale.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin "Skënderbej", për të vijuar më pas marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbahen fjalime nga organizatorët dhe përfaqësues të protestës.

Tubimi, i cili nisi si reagim ndaj ngjarjeve të ndodhura në Zvërnec, është shndërruar në një lëvizje që kërkon dorëheqjen e kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike dhe ndërmarrjen e ndryshimeve kushtetuese.

Me pankarta në duar dhe flamuj kombëtarë, pjesëmarrësit kanë artikuluar thirrje kundër qeverisë dhe kanë kërkuar ndryshim politik. Sipas organizatorëve, në protestë marrin pjesë qytetarë të grupmoshave dhe profileve të ndryshme, përfshirë të rinj, studentë, familjarë, aktivistë dhe profesionistë.

Gjatë marshimit janë dëgjuar slogane si: "Rama, jep dorëheqjen", "Pa rini nuk ka Shqipëri", "Poshtë patronazhistët", "Shqipëria kërkon revolucion" dhe "Ju erdhi fundi".

Protesta po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa deri më tani nuk raportohen incidente.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit