Transmetuar më 22-07-2026, 20:40

Janë publikuar pamjet filmike të aksidentit të rëndë të ndodhur pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy persona dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Nga videoja duket momenti kur një kamion pompë betoni humb kontrollin gjatë lëvizjes, devijon nga korsia dhe përplaset me një automjet tip "Audi". Pas përplasjes, mjeti i tonazhit të rëndë thyen barrierat metalike mbrojtëse dhe bie në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, ku godet edhe disa automjete të tjera, duke shkaktuar dëme materiale.

Rrethanat e sakta të aksidentit janë ende objekt hetimi. Shkaqet dhe dinamika e ngjarjes do të përcaktohen nga ekspertiza dhe hetimet e autoriteteve kompetente.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën shtetasit egjiptianë Mohamed Lotf, rreth 30 vjeç, drejtues i kamionit pompë betoni, dhe Mohamed Ali, rreth 44 vjeç, pasagjer në të njëjtin mjet.

I plagosur mbeti edhe drejtuesi i automjetit "Audi", Roland Nuri, 28 vjeç, i cili u transportua në spital. Sipas burimeve zyrtare, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërsa pamjet e publikuara pritet të shërbejnë si pjesë e verifikimeve për dinamikën e ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit