Transmetuar më 22-07-2026, 20:31

Janë publikuar pamjet e dhomës ku po mbahet 34-vjeçarja së bashku me foshnjën e saj 7-muajshe në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Pojskë.

Sipas informacionit të bërë publik, ambienti është përshtatur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të mundësuar qëndrimin e nënës me fëmijën e saj gjatë periudhës së paraburgimit, ndërsa rasti ka tërhequr vëmendje të gjerë publike dhe institucionale.

34-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve të mitur, u arrestua në Aeroportin e Rinasit menjëherë pas mbërritjes në Shqipëri, në zbatim të një vendimi gjyqësor të formës së prerë për veprën penale të dhunës në familje. Më pas ajo u transferua në burgun e Pojskës së bashku me foshnjën 7-muajshe.

Rasti ka nxitur reagime nga institucionet më të larta të vendit. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kërkuar informacion nga organet përgjegjëse dhe është angazhuar për shqyrtimin e mundësive ligjore që çështja të zgjidhet, përfshirë edhe lirimin e 34-vjeçares.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë procedurat ligjore, ndërsa pritet një vendimmarrje lidhur me statusin e saj në ditët në vijim.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit