Transmetuar më 22-07-2026, 19:32

Është rënduar bilanci i aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së mërkurës pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, në Tiranë. Numri i viktimave ka shkuar në dy, pasi ka ndërruar jetë në spital edhe personi i dytë që udhëtonte në kamionin pompë betoni.

Sipas informacioneve paraprake, të dy viktimat dyshohet se janë shtetas egjiptianë. Njëri prej tyre humbi jetën në vendngjarje menjëherë pas aksidentit, ndërsa tjetri nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Në aksident u përfshi edhe një automjet, drejtuesi i të cilit, shtetasi R. Nuri, 28 vjeç, mbeti i plagosur, por sipas burimeve zyrtare ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasja e fortë, kamioni pompë betoni theu barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ra në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, duke shkaktuar një nga aksidentet më të rënda të regjistruara së fundmi në kryeqytet.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet edhe konfirmimi zyrtar i identitetit të dy viktimave.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit