

Dalin detaje të reja nga aksidenti i rëndë i regjistruar pasditen e së mërkurës pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas përplasjes së një kamioni pompë betoni me një automjet.
Sipas burimeve paraprake, dy personat që udhëtonin në kamionin e betonit dyshohet se janë shtetas egjiptianë. Për shkak të procedurave të identifikimit, autoritetet ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht identitetin e tyre dhe po vijojnë verifikimet.
Si pasojë e aksidentit, njëri prej tyre humbi jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër u transportua në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip "Audi", një shtetas shqiptar 28 vjeç, ka mbetur i plagosur, por sipas informacioneve paraprake ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa priten detaje të tjera zyrtare pas përfundimit të verifikimeve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






