Transmetuar më 22-07-2026, 17:44

Të paktën 15 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy tramvajeve, i ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Urën Erasmus, në Roterdam të Holandës.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur një tramvaj ndalon teksa hyn në urë nga drejtimi i qendrës së qytetit, ndërsa pak çaste më pas një tramvaj tjetër përplaset me të nga pas.

Sipas mediave të huaja, një prej personave të përfshirë mbeti i bllokuar në mjet dhe u nxor nga ekipet e zjarrfikësve. Ai ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në spital për trajtim mjekësor.

Kompania e transportit publik RET bëri të ditur se shkaqet e aksidentit nuk janë përcaktuar ende, ndërsa shprehu solidaritetin me të lënduarit dhe pasagjerët e përfshirë në ngjarje.

Përplasja shkaktoi gjithashtu dëme materiale në të dy tramvajet, ndërsa si masë sigurie u pezullua përkohësisht qarkullimi në linjat 3 dhe 5.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit