

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur pasditen e së martës pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, në aksin Tiranë–Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, një betoniere ka humbur kontrollin, është përplasur me disa automjete dhe më pas ka dalë nga rruga, duke rënë nga lartësia.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë ndërhyrë për t’u dhënë ndihmë personave të përfshirë në aksident dhe për të menaxhuar situatën.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëme të konsiderueshme në disa automjete, ndërsa qarkullimi në zonë është rënduar për shkak të ndërhyrjes së autoriteteve.
Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me detaje mbi identitetin e viktimës dhe gjendjen e të plagosurit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






