

Një aksident i rëndë është raportuar pasditen e së martës në afërsi të qendrës tregtare TEG, në autostradën Tiranë–Elbasan, ku një betoniere dyshohet se ka rënë nga një segment i sipërm i rrugës në autostradë.
Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe verifikimin e rrethanave të aksidentit.
Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar për numrin e personave të përfshirë apo nëse ka viktima ose të lënduar. Informacionet paraprake për pasojat mbeten ende të pakonfirmuara.
Autoritetet pritet të japin detaje zyrtare mbi dinamikën e ngjarjes dhe pasojat e aksidentit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






