Transmetuar më 22-07-2026, 13:28

Një 61-vjeçar është gjetur i pajetë në det, pranë ishujve të Ksamilit në Sarandë, duke u shënuar viktima e dytë si pasojë e motit të keq që ka përfshirë jugun e vendit.

Viktima është identifikuar si Mihal Zoi, peshkatar. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai është mbytur gjatë kushteve të vështira atmosferike dhe stuhisë që përfshiu zonën mbrëmjen e kaluar.

Policia ka gjetur edhe mjetin e tij lundrues, i cili rezultonte i fundosur në det. Aktualisht, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht, autoritetet po hetojnë mundësinë që 61-vjeçari të jetë mbytur aksidentalisht si pasojë e dallgëve dhe kushteve të këqija të motit, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera hetimi.

Mihal Zoi ishte i divorcuar dhe fëmijët e tij jetonin në Greqi, ndërsa në Shqipëri kishte vetëm një motër.

Stuhitë e orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të shumta në zonat bregdetare të jugut, me dëmtime të mjeteve lundruese dhe ndërhyrje të shërbimeve të emergjencës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit