

Ministri i Energjisë, Enea Karakaçi, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të elektricistit të OSSH-së, Bashkim Boçi, i cili humbi jetën gjatë ndërhyrjes për rikthimin e energjisë elektrike në Himarë.
Përmes një mesazhi publik, Karakaçi shprehu ngushëllimet për familjen, të afërmit dhe kolegët e 54-vjeçarit, duke e cilësuar humbjen e tij si një sakrificë të bërë në krye të detyrës.
Ministri bëri të ditur se Bashkim Boçi ishte pjesë e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) në Elbasan që prej vitit 2000, duke shërbyer për më shumë se dy dekada në sektorin e energjisë elektrike.
Në reagimin e tij, Karakaçi vlerësoi përkushtimin dhe profesionalizmin e elektricistit, duke theksuar se puna e punonjësve të terrenit është shpesh e padukshme, por thelbësore për garantimin e furnizimit me energji elektrike.
“Pas çdo drite fshihet sakrifica e dikujt”, shkroi ministri, duke nderuar kujtimin e Bashkim Boçit dhe kontributin e tij në shërbim të qytetarëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






