

Dyshim i lindur në vendngjarje, polici nga Prizreni i dha fund jetës në varrezat e Morinës në Kukës
Hetimet e para në vendngjarje sugjerojnë se i riu që ishte punonjës policie në Kosovë, ka ardhur në varrezat e Morinës në Kukës dhe ka vrarë veten me armë zjarri.
Burime në vendngjarje thanë se i mëshojnë pistës së vetëvrasjes pasi konstatuan se nga arma e zjarrit ishte bërë qitje me puthitje, çka sugjeron se i ndjeri ka afruar armën drejt vetes duke e shkrepur fatalisht.
Nga policia bëhet e ditur zyrtarisht se sot rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Shaban Hajdari, 35 vjeç, banues në Prizren, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.
Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e zjarrit e sekuestruar është arma e shërbimit të 35-vjeçarit, si dhe për sigurimin e çdo informacioni që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë ligjor të rastit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






