

Audi përfundon në gardhin metalik në aksin Lezhë–Shëngjin, plagoset rëndë 31-vjeçari
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në aksin Lezhë–Shëngjin, pranë zonës së njohur si lapidari.
Një automjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mes gardhit metalik anësor. Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi 31-vjeçar.
I riu Kristian G., ka pësuar disa fraktura dhe, pas marrjes së ndihmës së parë, është transportuar drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, ndërsa policia po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.
Burime policore thanë për noa.al se ngjarja ndodhi sot rreth orës 04:20, në rrugën Kr. Lapidarit–Knallë, kur drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me 3 automjete të parkuara.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pasagjeri që ndodhej në mjet nuk ka pësuar dëmtime dhe nuk ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






