Transmetuar më 22-07-2026, 10:10

Gjendet i pajetë polici nga Prizreni në varrezat e Morinës, nisin hetimet

Një 35-vjeçar nga Prizreni, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë, është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të mërkure në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja është konstatuar rreth orës 08:25. Pranë viktimës është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila do t’i nënshtrohet ekspertizës.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shtetit po bashkëpunon gjithashtu me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e sekuestruar ishte arma e shërbimit të 35-vjeçarit dhe për të siguruar të gjitha informacionet e nevojshme për dokumentimin ligjor të rastit.

Kukës / Informacion paraprak

Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.

Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e zjarrit e sekuestruar është arma e shërbimit të 35-vjeçarit, si dhe për sigurimin e çdo informacioni që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë ligjor të rastit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit