

Identifikohet viktima i ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë natës duke gdhirë dita e sotme në Himarë. Bëhet fjalë për Bashkim Boçin, 54 vjeç, banues në Elbasan dhe punonjës sezonal i OSHEE-së.
Sipas të dhënave paraprake, 54-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën gjatë punës për riparimin e një defekti elektrik në një shtyllë në zonën e Potamit.
Boçi u dërgua rreth orës 03:40 në Qendrën Shëndetësore të Himarës, por mbërriti pa shenja jete.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






