

Lushnjë, 22 korrik 2026 – Një automjet është përfshirë nga flakët pranë murit të nënstacionit elektrik në lagjen Çlirimi të qytetit të Lushnjës.
Zjarri ka rënë në kabinën e mjetit, i cili është shkrumbuar plotësisht. Menjëherë pas sinjalizimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Ndërhyrja në kohë ka parandaluar përhapjen e zjarrit drejt nënstacionit elektrik, si dhe banesave pranë zonës, duke shmangur një situatë me pasoja më të rënda.
Ndërkohë, ekspertët e policisë shkencore, në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në përfshirjen nga flakët të automjetit në këtë zonë me rrezikshmëri të lartë për shkak të pranisë së infrastrukturës elektrike dhe banesave përreth.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






