Transmetuar më 22-07-2026, 08:31

Fushë-Krujë, 22 korrik 2026 – Zjarri në landfillin e mbetjeve në fshatin Halil, Fushë-Krujë, vijon të mbetet aktiv në thellësi të masës së mbetjeve, pavarësisht se flakët në sipërfaqe janë shuar nga reshjet e shiut.

Gjatë gjithë natës, në terren kanë operuar forcat zjarrfikëse të Krujës, të mbështetura nga efektivët e shërbimit zjarrfikës të Institutit, në përpjekje për të vënë situatën nën kontroll.

Sipas burimeve, pritet ndërhyrja me fadroma për mbulimin e vatrës së zjarrit me dhe, metodë e konsideruar më efektive për shuarjen e plotë të zjarreve në grumbuj mbetjesh.

Shqetësim paraqet edhe afërsia e vatrës së zjarrit me depozitën që furnizon me ujë të pijshëm Fushë-Krujën dhe disa fshatra përreth, duke shtuar nevojën për monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Ndërkohë, tymi i dendur është përhapur në një zonë të gjerë, duke prekur Fushë-Krujën, Krujën, Kamzën dhe, në varësi të drejtimit të erës, edhe Thumanën. Situata ka ngritur shqetësime për ndotjen e ajrit dhe ndikimin e mundshëm në shëndetin e banorëve.

Banorët u kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë me urgjencë për shuarjen përfundimtare të zjarrit, si dhe për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe garantimin e sigurisë së ujit të pijshëm në zonat e prekura.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit