Transmetuar më 22-07-2026, 07:29

Ditën e mërkurë, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira, të cilat pas orëve të mëngjesit do të vijnë në pakësim. Reshje shiu me intensitet të ulët do të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit, kryesisht në veri dhe në qendër të vendit. Lokalisht priten shtrëngata, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Gjatë pjesës së mbetur të ditës, reshjet e shiut me intensitet të ulët do të lokalizohen përgjatë zonave malore, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa herë pas here pritet të arrijë deri në 15 m/s.

Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 2–4 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit