Transmetuar më 22-07-2026, 06:35

Ditën e sotme, e mërkurë 22 korrik 2026, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të cilat pas orëve të mëngjesit do të vijnë në pakësim.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit, lokalisht shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa eleketrike dhe breshër.

Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore të vendit, në mbrëmje ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15m/s.

Valëzim në det të forcës 2-4 ballë.

Ditë të këndshme!

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit