Transmetuar më 21-07-2026, 23:06

Federata Italiane e Futbollit ka nisur një përpjekje konkrete për të bindur Pep Guardiolën që të marrë drejtimin e kombëtares italiane.

Sipas raportimeve të mediave sportive italiane, drejtori teknik Paolo Maldini, së bashku me këshilltarin e tij Leonardo, janë takuar me trajnerin katalanas në Barcelonë, ku i kanë prezantuar projektin e ri teknik për rikthimin e Italisë në majat e futbollit botëror.

Guardiola, i cili së fundmi mbylli një periudhë 10-vjeçare në krye të Manchester Cityt, ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të rikthehet menjëherë në një pankinë. Megjithatë, interesimi i federatës italiane ka bërë që mundësia e një aventure me “Axurrët” të mbetet e hapur.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Giovanni Malagò, ka deklaruar se zgjedhja e trajnerit të ri do të varet nga disa faktorë, përfshirë gatishmërinë e kandidatit, kërkesat financiare dhe mundësitë ekonomike të institucionit.

Përgjigjja e Guardiolës pritet në ditët e ardhshme, ndërsa krahas tij, në listën e kandidatëve për drejtimin e Italisë vijojnë të përmenden edhe Roberto Mancini dhe Andrea Pirlo.

Një marrëveshje me Guardiolën do të përbënte një nga lëvizjet më të bujshme në historinë e pankinës së kombëtares italiane, e cila kërkon një projekt të ri pas rezultateve zhgënjyese të viteve të fundit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit