Transmetuar më 21-07-2026, 23:04

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar nga detyra komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, në një lëvizje që vjen në një periudhë ndryshimesh të rëndësishme në strukturat drejtuese të mbrojtjes së vendit.

Vendimi për largimin e Syrskyit vjen vetëm pak ditë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, një zhvillim që shkaktoi reagime dhe protesta në disa zona të Ukrainës.

Fillimisht, në opinionin publik u ngritën dyshime se largimi i Fedorovit lidhej me një përplasje mes tij dhe komandantit të ushtrisë, por më pas këto raportime u konfirmuan nga zhvillimet e fundit në udhëheqjen ushtarake.

Fedorov, 35 vjeç, është vlerësuar për përpjekjet për modernizimin e ushtrisë ukrainase, transformimin e strukturave të mbrojtjes dhe luftën kundër korrupsionit brenda institucioneve shtetërore.

Ndërkohë, Syrskyi, 60 vjeç, është përballur me kritika nga disa qarqe në Ukrainë, të cilët e kanë konsideruar si një komandant të formuar në traditën e ushtrisë sovjetike dhe më pak të hapur ndaj reformave të thella në forcat e armatosura.

Shkarkimi i dy zyrtarëve të lartë të mbrojtjes brenda një periudhe të shkurtër ka ngritur pikëpyetje mbi drejtimin e ardhshëm të ushtrisë ukrainase dhe për strategjinë që do të ndjekë Kievi në menaxhimin e luftës dhe reformimin e strukturave të sigurisë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit