

Protestuesit kanë përfunduar fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke shënuar ditën e 52-të të protestës së tyre.
Me pankarta në duar dhe nën thirrjet “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” dhe “Ju erdhi fundi”, qytetarët kanë vijuar tubimin, duke përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisjes së këtyre viteve.
Gjatë protestës, dhjetëra qytetarë kanë marrë fjalën në podiumin e vendosur përpara godinës së Kryeministrisë, ku kanë shprehur pakënaqësitë e tyre dhe kanë përsëritur kërkesat për ndryshim politik.
Protestuesit kanë deklaruar se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar dhe se nuk pranojnë negociata për kërkesat e paraqitura. Ata kanë refuzuar gjithashtu një dialog me kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar plotësimin e pikave të tyre përpara çdo komunikimi të mëtejshëm.
Marshimi në rrugët e Tiranës vijon nën praninë e qytetarëve të grupmoshave të ndryshme, të cilët prej 52 ditësh marrin pjesë në protestën kundër qeverisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






