Transmetuar më 21-07-2026, 21:02

Një prej pjesëmarrësve në protestën e zhvilluar këtë të martë para Kryeministrisë deklaroi se lëvizja qytetare do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të saj, ndërsa akuzoi qeverinë për korrupsion dhe keqmenaxhim.

Në një prononcim për mediat, protestuesi u shpreh se kryeministri Edi Rama ka humbur mbështetjen e një numri të madh qytetarësh, duke e cilësuar atë si "një mbret pa popull". Ai kritikoi gjithashtu deklaratat e ministrit Blendi Gonxhja, i cili, sipas tij, pretendoi se protesta kishte dëmtuar zhvillimin e një koncerti.

Sipas protestuesit, qytetarët prej 52 ditësh janë në shesh për të kundërshtuar korrupsionin, abuzimet dhe, siç u shpreh ai, "klasën politike të 36 viteve", duke shtuar se qeveria po përpiqet të minimizojë dhe diskreditojë protestën.

"Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës, pasi ai ka humbur mbështetjen e 800 mijë votuesve. Kryeministri e di shumë mirë pse protestojmë prej 52 ditësh. Jemi këtu kundër korrupsionit, mashtrimeve dhe klasës së kalbur politike. Ata e kanë humbur legjitimitetin dhe përpiqen të hedhin deklarata të ndryshme që të largojnë vëmendjen nga kërkesat tona," deklaroi protestuesi.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit